Burg për gazetarin Elio Laze, akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg gazetarin Elio Laze, i cili u arrestua për gjobëvënie. Sipas prokurorisë, Laze i kishte kërkuar një zyrtari 40 mijë euro për të fshirë një lajm nga portali që ai ka në pronësi. Në momentin e arrestimit, Lazes i janë gjetur 5 mijë euro të cilat ia kishte marrë një zyrtari në apartamentin që përdorej si redaksi për portalin. Gjatë seancës, Elio Laze është shprehur se nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme. Sipas tij, mund të paguhen lekë për të bërë shkrime të caktuara, ose për t’i fshirë ato. Prokuroria thotë se Laze shfrytëzoi portalin për të bërë shkrime kundër zyrtarëve apo biznesmenëve në mënyrë që më pas t’u këkronte shuma të mëdha parash për t’i fshirë./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv