Burg për 3 shqiptarë që fusnin emigrantë me kamionë në Angli

Burg për 3 shqiptarë që fusnin emigrantë me kamionë në Angli

Tre shqiptarë  janë dënuar si anëtarë të një rrjeti të kontrabandës së njerëzve me bazë në Londër, të cilët kundrejt parave fusnin emigrantë me kamionë në Angli. Ata merrin 11,000 paund për të sjellë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar provoi një hetim i policisë angleze.   Hetimet zbuluan se stacionet e karburantit në të gjithë autostradën M25 dhe më gjerë po përdoreshin për të transportuar emigrantë që po kontrabandoheshin në Mbretërinë e Bashkuar përmes pjesës së pasme të automjeteve të rënda. Gjatë hetimit të tyre, oficerët zbuluan pamje nga kamerat e sigurisë të cilat tregonin se ata më pas transferoheshin në automjete të tjera përpara se të çoheshin në Londër. Detektivët përcaktuan se të paktën 20 shtetas shqiptarë u dërguan në Londër përmes bandës në 18 muajt që...