Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Bllokohet qarkullimi, trafik i rënduar në aksin Lezhë–Milot
Kronikë E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 21:29 Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve në akset rrugore që përshkojnë qarkun e Lezhës. Mbrëmjen e kësaj të shtune është krijuar trafik i rënduar në superstradën Lezhë–Milot, e ne disa raste kaos total në qarkullim. Policia Rrugore ka shtuar prezencën në terren, duke u vendosur në disa pika kyçe, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve.