Bllokohet edhe qarkullimi nga pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, zbulohet shkaku dhe sa do zgjasë
Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga një shoqatë e transportit të mallrave, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Mësohet se “duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të bllokohet edhe dalja nga territori i saj”. Autoritetet thanë se nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht. Po ashtu, lëvizja e automjeteve të udhëtarëve...
Burimi:
syri.net