Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, qytetarët korçarë protestojnë para Bashkisë
Bllokimi i aksit rrugor Pogradec-Librazhd ka sjell reagimin e qytetareve korçare, të cilët paqësisht kanë protestuar ditën e sotme përballë bashkise se Korçës duke kërkuar vëmendjen lokale dhe kombëtare ndaj juglindjes. Sipas tyre, letra e hapur e firmosur prej tyre ka disa kërkesa ndër të cilat më kryesore janë mbështetja ekonomike për bizneset e prekura dhe një strategji më efikase ndaj operatorëve turistik të kësaj zone. Gjatë gjithë këtyre ditëve në juglindje të vendit ka patur reagime të operatorëve turistik dhe shoqërisë civile.
Burimi:
vizionplus.tv