Biznesmeni vdes në një klinikë në Tiranë/ Prokuroria italiane heton kirurgun dhe dietologen
Nga Roberta Polese, CORRIERE DELLA SERA Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero në Itali, kishte vendosur që të humbiste peshë. Pas vitesh dietash që nuk kishin pasur kurrë sukses, kishte vendosur t’i besonte një klinike milaneze që premtonte një zgjidhje afatgjatë. Në klinikën private i kishin propozuar një udhëtim në Tiranë, ku mund t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale që zvogëlon stomakun. Por diçka nuk shkoi siç duhej dhe Massimo Ferro vdiq më 22 dhjetor të kaluar në Shqipëri. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar në listën e të dyshuarve mjekun kirurg Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Të hënën në Padova do të kryhet autopsia mbi trupin e Massimos; mjeku ligjor i ngarkuar...
Burimi:
syri.net