Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm, akuzohej për 54 kg heroinë të kapura në një Porsche Cayenne
Nga Victor Mendez, DIARIO DE PONTEVEDRA Surprizë në mes të procesit në gjykatën e Pontevedrës në Spanjë. Një çështje, për të cilën tashmë ishin dhënë tre pafajësi, u mbyll këtë javë me pafajësinë e katërt, këtë herë për personin e konsideruar si organizatori i asaj që ishte kapja më e madhe e heroinës në Evropë në vitin 2016: 54 kilogramët e sekuestruar në qytetin Lérez në mars të atij viti, të fshehura në një vendstrehim të sofistikuar brenda një Porsche Cayenne. Protagonisti i kësaj sekuence të fundit gjyqësore është Nikolin Janina, një sipërmarrës i rëndësishëm në sektorin e qeramikës, me interesa të mëdha në komunitetin valencian dhe në vendin e tij, Shqipëri, i akuzuar se drejtonte grupin kriminal që realizoi transportin e përmendur të drogës....
Burimi:
syri.net