Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë të martë detaje mbi rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe. Këto detaje të publikuara në emisionin “Në shënjestër” janë në fakt pjesë e dëshmisë që vetë biznesmeni ka dhënë përpara hetuesve. Ndërsa të tjera ai ka thënë se është rrëmbyer përpara pallatit të tij nga persona të veshur me jelekë që mbanin mbishkrimin “BKH” dhe është nxjerrë jashtë Tiranës. Pjesë nga dokumentari Kur kam dalë nga pallati ku banoj, unë jam drejtuar për te makina ime ‘Hyundai’ që ka qenë e parkuar në krah të pallatit. Në ecje e sipër duke u afruar te makina, unë hapa në distancë bagazhin ku vendosa aty çantën e shpinës...