Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Pas përfundimit të protestës së djeshme të Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, policia ka bërë një bilanc me protestuesit e arrestuar dhe efektivët e lënduar. Bëhet me dije se 21 persona janë ndaluar për dhunën gjatë protestës mbrëmë, ndërsa 19 efektivë janë shtruar në spital, pas lëndimeve që kanë marrë. Dy prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë. Mes protestuesve të arrestuar, 7-8 prej tyre janë të mitur. Protestuesit kanë qenë të ndaluar edhe më herët për vepra të ngjashme penale. Nën hetim për këtë tubim janë vendosur pesë anëtarë të Partisë Demokratike, Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, si dhe katër deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu. Njoftimi i Policisë së Tiranës: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...