Berat/ Zjarri përfshin ullishtet në fshatin Duhanas, flakët përhapen drejt zonës me pisha

Berat/ Zjarri përfshin ullishtet në fshatin Duhanas, flakët përhapen drejt zonës me pisha

Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas, në qarkun e Berat, duke përfshirë një pjesë të kodrës me pemë ulliri. Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri ka nisur në pjesën fundore të kodrës dhe është përhapur me shpejtësi në drejtim të gjithë sipërfaqes me ullishte, i favorizuar edhe nga era. Flakët po avancojnë gjithashtu në drejtim të një zone të gjelbëruar me pisha. Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga pakujdesia apo kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë, flakët dhe tymi i dendur janë parë edhe nga zona e Uznovës, në pjesën fundore të qytetit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e repartit zjarrfikës dhe efektivë të policisë, të cilët po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe shuarjen...