Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Ai është marrë nën hetim nga SPAK për shkeljen e barazisë në tenderë apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë. Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare) Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.