Benet Beci: Bora në Shkodër sjell magji të pastër, fëmijët protagoniste të ditës

Benet Beci: Bora në Shkodër sjell magji të pastër, fëmijët protagoniste të ditës

Shkodra u mbulua sot nga bora, duke krijuar një peizazh dimëror magjik që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, publikoi në rrjetet sociale një mesazh ku thekson se fëmijët janë protagonistët e këtij peizazhi dimëror, duke shijuar momentet e lojës dhe argëtimit në borë. Në këtë ditë të veçantë, qyteti u mbush me tinguj të qeshurash dhe skena përrallore, ku fëmijët u bënë pjesë e një atmosfere që sjell emocion dhe magji të pastër dimri. Bashkia po monitoron terrenin dhe siguron që aktivitetet në hapësira publike të jenë të sigurta për të gjithë./J.H/