Bashkia njofton mbylljen e tregut në Vlorë/ Rreth 200 tregtarë në protestë: Votat na i morët, tani nuk na doni…

Bashkia njofton mbylljen e tregut në Vlorë/ Rreth 200 tregtarë në protestë: Votat na i morët, tani nuk na doni…

Tregu Industrial në Vlorë pritet të mbyllet, pasi bashkia u ka dhënë tregtarëve afat tre ditë për t’u larguar nga ambientet aktuale. Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë është parashikuar të ndërtohet një treg i ri, por tregtarët shprehen të shqetësuar se projekti mund të mos realizohet. Si zgjidhje e përkohshme, atyre u është kërkuar të zhvendosen pranë zonës së Stacionit të Trenit, por tregtarët ankohen se kushtet atje janë edhe më të këqija dhe nuk plotësojnë standardet minimale për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Në shenjë proteste, rreth 200 tregtarë janë mbledhur para bashkisë. Kryetari i Bashkisë u ka komunikuar se do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e tyre për të diskutuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje ne raste se nuk u...