Bashkia Elbasan drejt një zgjidhjeje afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve organike
Në këtë fillimviti, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, ka nisur takime me fokus çështjet mjedisore dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin, duke i dhënë një rëndësi të veçantë menaxhimit të mbetjeve organike dhe të gjelbra. Në këtë kuadër, ai u takua me kryepleqtë dhe ndërlidhësit komunitarë për të diskutuar hapat konkretë drejt një zgjidhjeje afatgjatë për këtë problematikë.Gjatë takimit u bë e ditur se ka nisur procesi i identifikimit të hapësirave urbane dhe rurale për krijimin e gropave të dekompostimit, të cilat do të shërbejnë për shndërrimin e mbetjeve të gjelbra në pleh organik dhe për uljen e ndjeshme të ngarkesës në koshat e mbetjeve.Kryebashkiaku Llatja u bëri thirrje banorëve që të mos depozitojnë mbetjet e krasitjeve pranë koshave apo në vende të paautorizuara, duke...
Burimi:
kohajone.com