Bashkëpunëtorë brenda burgut?! Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, pezullohet drejtori i IEVP Durrës dhe 7 efektivë
Një ditë pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, policia dhe prokuroria vazhdojnë hetimet. Ndërkaq, menjëherë pas ngjarjes së bujshme, dje ka qenë në burgun ku qëndronte i paraburgosur personi me precedentë të shumtë penalë, edhe ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. Ai ka komunikuar stafit të burgut masën e pezullimit për drejtorin e burgut Indrit Cerloj, nëndrejtorin Julian Agasi, mjeku i këtij institucioni si dhe 7 efektivë të tjerë. Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur se arratisja ka qenë e mirëmenduar dhe hetimet janë përqendruar në gjetjen e bashkëpunëtorëve nga brenda burgut. Në lidhje me vizitën e planifikuar për shtetasin që ndodhej në paraburgim tek reparti infektiv i spitalit, bëhet e ditur se është shkelur protokolli i sigurisë. Ai është...
Burimi:
vizionplus.tv