Baroni i drogës, arrestohet në Itali vëllai i deputetes demokrate

Baroni i drogës, arrestohet në Itali vëllai i deputetes demokrate

Një 27-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim në gjithë Europën për trafik kokaine, është arrestuar në Romë, shkruajnë mediat italiane. Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferi lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Ai dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut. Droga mbërrinte në portin e Anversës dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait. Pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehura në kontejnerë në portin e Anversës, vëllai i deputetes ishte zhdukur. Në janar ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest europian për “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, vepër që parashikon deri...