Banorët e Njësia Administrative Thumanë në protestë, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar
Sot, banorët e fshatrave të Njësia Administrative Thumanë protestuan për të tretën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë–Kashar, duke bllokuar qarkullimin për rreth një orë. Shkak i protestës është gjendja e rënduar e rrugës së Gramzës, e cila është dëmtuar nga automjetet që devijojnë nga autostrada, si dhe mosinteresi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) dhe Bashkisë Krujë për investime dhe rikonstruksion të saj. Rruga prej rreth 500 metrash është thelbësore për banorët e zonës, por prej kohësh është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve. Aktivisti Aulon Kalaja, i cili shpesh parashikon dhe ngrit shqetësimet e komunitetit, ishte prezent gjatë protestës, duke u bërë zëri i banorëve dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse. Banorët apeluan për investime të menjëhershme në rrugët e dëmtuara të...
Burimi:
syri.net