Banorët e Luzit bllokojnë rrugën e shkatërruar që lidhet me Fushë Krujën, Kalaja: Qytetarëve u rrezikohet jeta
Banorët e fshatit Luz kanë bllokuar sërish rrugën kryesore, duke shënuar protestën e tyre të pestë kundër gjendjes së mjeruar të infrastrukturës. Të revoltuar nga mosmbajtja e premtimeve dhe kalimi i pandërprerë i mjeteve të tonazhit të rëndë, ata kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme, duke paralizuar qarkullimin në një prej arterieve kyçe për industrinë e ndërtimit. Arsyeja e protestës është një segment rrugor 1.5 kilometra i gjatë, i cili, sipas banorëve, është kthyer në një burim rreziku. Mbi 2000 trajlerë dhe kamionë e përshkojnë çdo ditë, duke e shkatërruar plotësisht asfaltin. Kjo situatë vë në rrezik të përditshëm jetën e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare "Gjergj Leka", të cilët detyrohen të kalojnë mes gropave dhe mjeteve të rënda pa pasur asnjë mbikalim. Aktivisti Aulon Kalaja tha...
Burimi:
syri.net