Banesa përpihet nga flakët në Klos

Banesa përpihet nga flakët në Klos

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke përfshirë gjithë banesën, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Drejt vendit të ngjarjes është nisur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Klos.