Babai plagos me thikë vajzën në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar. Vajza e plagosur është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj. Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Burimi:
opinion.al