Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku dëshmoi në procesin gjyqësor për pronat e të birit dhe personave të lidhur me të. Gjatë dëshmisë së tij, lidhur me fatin e të birit, Martinaj tha se ai është ekzekutuar në Durrës. “Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës”, ka deklaruar ai. Ai shtoi se për këtë çështje ka dhënë shpjegime para Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku është paraqitur me iniciativën e tij vetëm dy muaj pas ngjarjes. “Për këtë çështje kam dhënë shpjegime para Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë 2 muaj pas ngjarjes. Këta nuk duan ta hetojnë dhe...