Babai e dy djemtë dhunojnë drejtorin e IMT-së dhe inspektorin. Policia futet për të shuar sherrin

Babai e dy djemtë dhunojnë drejtorin e IMT-së dhe inspektorin. Policia futet për të shuar sherrin

Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, një inspektor, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike. Forcat e IMT dhe Policisë Bashkiake janë dhunuar nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapëisrës publike. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku pas konstatimit të një sherri, efektivët e qarkullimit rrugor ndërhynë për ta shuar atë. Gjatë ndërhyrjes, një nga efektivët është goditur me grushte nga disa persona, duke qenë i detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër për të shpërndarë personat. Më pas janë njoftuar forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në...