Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari dhe 2 personat e tjerë që e shtynë në këtë rrugë

Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari dhe 2 personat e tjerë që e shtynë në këtë rrugë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit Agron Doçi 48 vjeç dhe Altin Hyseni, 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026. Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari. Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit Altin Hyseni, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh. I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje....