Autoboti me gaz aksidentohet në Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve mes dy vendeve. Policia jep detaje

Autoboti me gaz aksidentohet në Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve mes dy vendeve. Policia jep detaje

Një aksident rrugor është bërë shkak që rruga ndërkombëtare Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Qafë-Thanë të bllokohet për një kohë të pacaktuar. Policia Kufitare e Korçës e ka konfirmuar sot (30 dhjetor) bllokimin e qarkullimit që prej orëve të paradites, duke sqaruar se shkak është bërë rrëzimi i një autoboti me gaz në pjesën maqedonase. Sipas kufitarëve të Qafë Thanës, aksi do të rihapet vetëm pasi të kalohet rreziku në rrugë. “Paraditen e sotme, jemi njoftuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, se në aksin rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, një autobot me gaz, ka bllokuar rrugën”, tha policia. Dhe më tej sqaron procedurat dhe lajmëron çdo drejtues mjeti apo udhëtar: “Për këtë arsye ju bëjmë...