Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Atmosferë festive në Bashkinë Elbasan, dhurata dhe gëzim për fëmijët e punonjësve të administratës
Kronikë E Premte, 26 Dhjetor 2025 13:33 Ambientet e Bashkisë Elbasan u mbushën me gëzim, dhe emocione festive, teksa u zhvillua aktiviteti tradicional i shpërndarjes së dhuratave të Vitit të Ri për fëmijët e punonjësve të administratës bashkiake. Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ky aktivitet i përvitshëm solli një atmosferë të ngrohtë feste, jo vetëm për më të vegjlit, por edhe për prindërit e tyre, të cilët punojnë çdo ditë në këtë institucion të rëndësishëm për qytetin.Kryebashkiaku Llatja ishte i pranishëm në aktivitet, ku përshëndeti fëmijët, bisedoi me ta dhe u uroi një Vit të Ri të mbarë, plot shëndet, gëzim dhe mbarësi. Ai theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve që forcojnë lidhjen njerëzore brenda institucionit.Atmosfera festive u bë edhe më e...