No Image Available

Athinë/ Shisnin drogë në Kampusin Universitar, mes të arrestuarve 2 shqiptarë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Greqisë pranë Kampusit Universitar të Zografou në Athinë, pasi dyshohen si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë brenda territorit universitar. Sipas hetimeve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë, grupi përbëhej nga dy shtetas shqiptarë dhe dy grekë dhe drejtohej nga një 27-vjeçar shqiptar. Aktiviteti kriminal zhvillohej prej të paktën shtatorit 2025 dhe kishte strukturë të mirëorganizuar me role të ndara. Hetimi disa mujor, gjatë të cilit u përdorën mjete teknike si dronë dhe mikrokamera, çoi në zbulimin e një pike të përhershme shitjeje droge pranë konvikteve studentore, brenda një parku me pemë, për t’iu shmangur kontrollit të autoriteteve. Një dron, sipas policisë, ka qenë elementi që “tradhtoi” aktivitetin e grupit. Mediat...