Atentati në Shkozet/ Prokurori parqet komunikimet me Sky ECC të Plarent Dervishaj

Atentati në Shkozet/ Prokurori parqet komunikimet me Sky ECC të Plarent Dervishaj

Në gjyqin për Plarent Dervishajn dhe Jualian Meçajn, nën akuzë për atentatin e 2019 në Shkozet, SPAK kërkoi mbylljen e dyerve për mediat, teksa kishte paraqitur deri në këtë moment disa prova të reja nga SKY. Gzetari i Syri tv fatjon Gjinaj, ka mësuar se prokurori Adnan Xholi i tha Gjykatës se ka mesazhe dhe prova mbi persona nën hetim që përbëjnë sekret teksa togat e zeza miratuan kërkesën duke u kërkuar gazetarëve të largohen nga salla. Vetë Dervishaj dhe Meçaj morën pjesë në seancë, e pasi dëgjuan një pjesë të provave të sjella nga SPAK që u vendosën në monitor, i pari u largua nga salla. Më herët SPAK paraqiti disa prove shkresore të cilat kanë të bëjnë me komunikime në Sky ECC. Prokurori...