Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve! Shpallen në kërkim 4 të tjerë

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve! Shpallen në kërkim 4 të tjerë

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Polici mësohet se është ndaluar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri. NJOFTIMI: Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në Rrilë. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi...