Atentati në Rrilë të Lezhës – arrestohet polici, 4 persona në kërkim
Katër persona janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar polici i cili iu kundërpërgjigj me armë zjarri autorëve të atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në berberhanen në fshatin Rrilë të Lezhës.Polici i arrestuar është Besart Kovaçi. Të shpallur në kërkim janë Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt dhe tre persona të tjerë me inicialet G. N., E. N., K. N. Ata dyshohen për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të së dielës kur autorët, të dyshuar 3, të cilët lëviznin me një mjet tip Audi qëlluan me breshëri plumba drejt biznesit, duke lënë të plagosur me tre plumba pronarin e saj Sokol Daci, 30...
Burimi:
syri.net