Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pezullimin e Drejtorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për shpërdorim detyre. Shkak sipas organit të akuzës është punësimi në shkelje të ligjit i Muçi Shaljanit, agjentit të AMP-së i cili ishte së bashku me Gilmando Danin, kur këtij të fundit iu bë atentat. Shaljani rezultonte i punësuar prej dy muajsh si punonjës i AMP-së në funksionin e ndihmësspecialistit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Prokuroria ka provuar se dokumenti i gjendur këtij shtetasi ishte i falsifikuar pasi nuk rezultonte që AMP-ja ta kishte pajisur me dokument. “Ky shtetas kërkoi të punësohej në AMP më 09.09.2025 dhe pranimi i tij më 15.09.2025, nëpërmjet një urdhri, rezulton haptazi në kundërshtim me ligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes...