Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Gjendja shëndetësore e berberit 30-vjeçar që mbeti i plagosur aksidentalisht në atentatin në Lezhë, është përmirësuar. 30-vjeçari Sokol Daci është koshient, por, vazhdon i intubuar në reanimacion. Sipas bluzave të bardha, plagët e shkaktuara në pjesën e barkut, janë ata të cilat e rëndojnë më shumë gjendjen e të plagosurit. I riu ka marrë katër plumba në trup. Ai ishte “viktimë” e pafajshme e ngjarjes pasi ndodhej në vendin e tij të punës, në berberhanen në Rrilë të Lezhës. Ai së fundmi ishte bërë edhe prind dhe është baba i një fëmije 7-muajsh. Lidhur me ngjarjen policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda në berberhane,...