Atentati ndaj Merando Nikulaj, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve
Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici Besart Kovaçi. Polici akuzohet për veprën penale “moskallëzim krimi”. Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej Merando Nikulaj, shënjestra e atentatit. Gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen policia po ushtron kontrolle të shumta në Lezhë.
Burimi:
ntv.al