Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, përplasje e akuza në gjyq/ Ramazan Rraja: Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe. Donin t’më vrisnin familjen, por..

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, përplasje e akuza në gjyq/ Ramazan Rraja: Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe. Donin t’më vrisnin familjen, por..

U zhvillua sot seanca e radhës në GJKKO për atentatin e bujshëm të 1 nëntorit 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit, te mbikalimi i “Shkozetit”, ku iu bë atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet i PD, mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi” dhe shoferit të magjistratit, Andi Maloku.  Ky i fundit mbeti i vrarë nga sulmi, kurse dy të tjerët u plagosën.  Për krimin SPAK ka marrë nën akuzë një grup të strukturuar kriminal që e ka vënë para përgjegjësisë penale dhe sot u dhanë dëshmitë e radhës në sallë, ku nuk munguan përplasjet dhe tensionet.  Seanca me kërkesë të Plarent Dervishajt (Foto poshtë bashkë me Ramazan Rrajën) dhe Julian Meçes u shty nga GJKKO, teksa do ndërrohet edhe avokati.  Dëshmitari Erigen Toska tha:  “Kam pasur makinë në pronësi Mercedes Benz, ngjyra gri në vitin...