Atentati ndaj Arjan Ndojës, tensione dhe debate në GJKKO! Ramazan Rraja tregon njohjen me Plarent Dervishajn

Atentati ndaj Arjan Ndojës, tensione dhe debate në GJKKO! Ramazan Rraja tregon njohjen me Plarent Dervishajn

U zhvillua ditën e sotme në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për atentatin e bujshëm të 1 nëntorit 2019 në autostradën Durrës–Tiranë, pranë mbikalimit të “Shkozetit”, ku u qëllua me armë zjarri ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, si dhe shoferi i tij, Andi Maloku, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Gjatë seancës, dëshmitari Erigen Toska deklaroi se në vitin 2019 kishte në pronësi një automjet tip “Mercedes-Benz”, ngjyrë gri, të cilin e kishte parkuar pranë banesës së tij në mbrëmje dhe të nesërmen nuk e kishte gjetur më. Ai tha se kishte bërë kallëzim në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe kishte bashkëpunuar me policinë, duke dorëzuar...