Asnjë tentativë hyrjeje në kompjuterin e Altin Dumanit. Si u ‘mitizua’ shefi i SPAK me dosjen e hakerimit të E-Maileve

Asnjë tentativë hyrjeje në kompjuterin e Altin Dumanit. Si u ‘mitizua’ shefi i SPAK me dosjen e hakerimit të E-Maileve

Asnjë tentativë apo qoftë dhe hyrje në kompjuterin e ish-shefit të SPAK, Altin Dumani, nuk është realizuar nga dy personat e arrestuar në muajin Prill 2025, Arnold Rrokaj dhe miku i tij, Zambak Gjonaj.Në dosjen hetimore kundër Rrokaj, Gjonaj dhe ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailaj, nuk evidentohet asnjë fragment që të faktojë ndërhyrjen por dhe një tentativë të mundshme, në kompjuterin e Altin Dumani.Kujtojmë se në 3 Prill 2025, prokuroria e posaçme SPAK e drejtuar në atë kohë nga Altin Dumani, përmes një njoftimi vuri në dukje se:“…nga verifikimet e kryera, rezultoi se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur...