ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se, në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogarasë, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi. Sipas njoftimit, shpërthimi është parashikuar të realizohet sot rreth orës 11:30, rreth 950 metra nga dalja e tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasë, me qëllim hapjen e trasesë së rrugës. Autoritetet bëjnë të ditur se punimet janë koordinuar me Policia e Shtetit, për të garantuar menaxhimin dhe sigurinë e qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi. ARRSH u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.