Arrestohet zjarrfikësi, përdorte lokalin për të shitur drogë

Arrestohet zjarrfikësi, përdorte lokalin për të shitur drogë

Një zjarrfikës në qytetin e Pogradecit është arrestuar nga policia pasi përdorte lokalin që kishte në administrim, për të shitur drogë. Në pranga ra 54-vjeçari, L. Sulstarova, ndërsa në lokal u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte i arrestuari. “Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, tha policia. Menjëherë pas arrestimit, me urdhër të drejtorit...