Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge
Një zjarrfikës në Pogradec është arrestuar nga policia pasi kishte kthyer lokalin e tij në bazë për të shitjen e drogës. Nga kontrollet që u ushtruan në lokalin e tij, në kuadër të operacionit “Aktiviteti”, policia gjeti një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje. Po ashtu u gjet edhe një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.