Arrestohet gardiani i burgut në Kosovë, tentoi të fusë lëndë narkotike në qeli

Arrestohet gardiani i burgut në Kosovë, tentoi të fusë lëndë narkotike në qeli

Një rast problematik është shënuar sot në 2 shkurt në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku autoritetet kanë parandaluar një tentativë për futjen e kontrabandës brenda institucionit korrektues. Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar një gardian, i cili dyshohet se kishte për qëllim të kontrabandonte substanca narkotike. Burime zyrtare bëjnë të ditur se pas informacioneve të pranuara nga institucionet e sigurisë, është realizuar një kontroll i qëllimshëm në hyrje të burgut. Gjatë këtij kontrolli, është ndaluar gardiani me inicialet S.D., tek i cili janë gjetur të fshehura substanca të dyshuara narkotike. Sipas hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se këto substanca ishin destinuar për t’u futur ilegalisht brenda ambientit të qendrës korrektuese. Menjëherë pas konstatimit të rastit, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori i...