Arrestohet autori i grabitjes së exchange te “5 maji”

Arrestohet autori i grabitjes së exchange te “5 maji”

Është arrestuar autori i grabitjes së  pikës së këmbimit valutor. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e “5 majit” në Tiranë. Pas fotos së siguruar në momentin e grabitjes, u bë i mundur edhe identifikimi dhe kapja e autorit. Autori hyri në ambientet e pikës së këmbimit valutor, e cila ndodhej brenda një qendre tregtare, dhe nën kërcënimin e pistoletës detyroi punonjësin t’i dorëzojë paratë. Dyshohet se ai mori rreth 1.2 milionë lekë të vjetra. I riu ka mbërritur pranë qëndres tregtare me një motor të vogël pa targa. Menjëherë pas grabitjes, autori është larguar me këmbë më pas në rrugicat e lagjes “5 Maji”, duke përfituar nga lëvizja në zonë për t’i shpëtuar policisë. Dyshohet se agresori është përdorues i...