Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Arrestohet 26-vjeçari në Fier, policia e kap me kokainë (EMRI)
Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar të identifikuar si Yzeir Elmazaj. I riu është arrestuar në kuadër të operacionit “New Start”, ku gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi prej 81 gramësh lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen. 26-vjeçari ka tentuar t’u ikë punonjësve të Policisë, por është neutralizuar dhe më pas vënë në pranga. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 1 automjet dhe 3 celularë. Njoftimi i policisë: Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, i ndjekur prej 1 muaji me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili posedonte lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen...