Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë, qëlloi me armë drejt dy vëllezërve

Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë, qëlloi me armë drejt dy vëllezërve

 Një 23-vjeçar, S. Rr., banues në Tiranë, është kapur dhe arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Ai dyshohet se më 24 qershor 2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës shtetasit Y. C. dhe O. C., si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Tiranë Kapet dhe vihet në pranga një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fast Reaction”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i punës intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të...