Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Arrestohen 4 persona e hetohen 6 të tjerë pas protestës para Kryeministrisë
Kronikë E Martë, 23 Dhjetor 2025 09:17 Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë. Në fund të fjalimit të kreut të PD Sali Berisha, protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të derës së Kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës. Përplasje të protestuesve pati edhe me policinë. Nga shpërthimi i molotovit raportohet për 2 efektivë të lënduar, por edhe një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës ndezëse.