Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”, duke arrestuar dy vëllezër të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një shtetasi, ngjarje e ndodhur në qarkun Dibër në vitin 2018. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Si rezultat i hetimeve të thelluara, policia siguroi prova se dy shtetas të dyshuar për vrasjen strehoheshin në qytetin e Gjirokastrës. Bazuar në këtë informacion, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve Kelmend Krusa, 39 vjeç, dhe Klodian Krusa, 39 vjeç, vëllezër, banues në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesave të tyre, shërbimet e policisë sekuestruan 3...
Burimi:
opinion.al