Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin që çoi në pranga bosin shqiptar të drogës Bujar Sefa. Ai u arrestua në Dubai pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja” dhe akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë. “Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit: -B. S. alias B. X., 39 vjeç”, njofton Policia.   Ai “ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i...