Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Arrestimi i avokatit pas debatit në gjyq, Inspektori i Drejtësisë: S’ka shkelje nga prokurori dhe gjykatësja
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin e nisur për seancën e datës 17 tetor 2025 në Gjykatën e Elbasanit ku objekt shqyrtimi për saktësimin e masave të sigurisë ishin 14 të arrestuar. Si objekt hetimi nga ILD ishte gjyqtarja e seancës Megi Strakosha dhe prokurori i çështjes Gjergji Nika, seancë kjo që nisi me konfliktin e prokurorit me avokatin dhe përfundoi me arrestimin e këtij të fundit. Si shkak u bë një deklaratë e avokatit Ulian Barjami, i cili iu drejtua Nikës duke i thënë “do të merrem personalisht me ty”. ILD në raportin e publikuar, saktëson se debati mes avokatit dhe prokurorit, nisën si pasojë e disa deklaratave që i arrestuari që mbrohej nga Barjami, kishte bërë në drejtim të efektivëve që...