Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 56-vjeçarin Mikel Ndoj, i cili dy ditë më parë plagosi me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një koleg të saj që tentoi ta mbronte.  Gjatë seancës gjyqësore, Ndoj ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. “Jam i pafajshëm, kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë”, mësohet të ketë thënë ai para trupit gjykues.  Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e kryer nga policia dhe vendosi mbajtjen e tij në burg.  Sipas hetimeve, prindërit e 24-vjeçares ishin të ndarë prej rreth 6 vitesh, pas episodeve të dhunës në familje. Pas ndarjes, 56-vjeçari ishte larguar drejt Italisë, ku edhe kishte vuajtur...