Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se është shkelur protokolli, në transportimin e Altin Ndocit nga burgu në Spitalin e Durrësit, nga ku 38-vjeçari arriti që të arratisej. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Softa u shpreh se duhet të ketë një hetim dhe çështja t’i kalojë SPAK-ut. “Është një shkelje e rëndë e protokollit, kërkon një hetim, mendoj që nuk është një koecidencë. Duhet parë si ka qenë kjo praktikë në rastin e personit në fjalë dhe a është e njëjta praktikë e shoqërimit të personave të tjerë, të cilët për arsye shëndetësore shoqërohen drejt këtij spitali. Këtu mendoj se ka vend për t’u marrë SPAK, sepse ndoshta kemi të bëjmë me shpërdorim detyre dhe personat e përfshirë, mund të përbëjnë grup. Faktin që kemi mos kërkesën që të jetë...
Burimi:
javanews.al