Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit
Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Indrit Cërrloj, për shkak të arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, më 13 janar. Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të burgut dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve, shërbimit shëndetësor dhe punonjës të tjerë të përfshirë në shoqërim. Emrat e te pezulluarve Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës; Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë; Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar); Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor; Aulon Quku – Kryeinfermier; Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë...
Burimi:
syri.net