No Image Available

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet ish-drejtori i burgut të Durrësit

Lirohet nga burgu ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre. Ai u vu në pranga pas arratisjes së Altin Ndocit. Vendimi është dhënë të hënën nga Gjykata e Durrësit, ku gjyqtari Xhevdet Lika, i cili ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie. Altin Ndoci u arratis nga spitali i Durrësit, teksa ishte dërguar për t’u vizituar tek infektivi. Ai ishte pjesë e grupit kriminal të Çopjave, të Elbasanit. Altin Ndoci akuzohet nga SPAK për 4 vrasje në Durrës, përfshirë edhe ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.